Anëtarja e Vetëvendosjes Foitore Pacolli, ka ngritur shqetësimet për krimet mjedisore që po shkaktohen në Grykën e Deçanit nga Kompanija austriake Kelkos, transmeton Kosova Post.
Tutje ka shkruar Pacolli në Facebook se brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit po bëhet punë intensive për të mbuluar krimet mjedisore që ka shkaktuar kompania austriake Kelkos (Kelag) me leje të qeverisë së Kosovës, në Zallë të Rupës.
Ajo thekson se mbulimi dhe legjtimimi i shkeljeve të Kelkosit mbi Grykën e Deçanit është krim i rënd dhe do të ndëshkohet.
Postimi i plotë i Pacollit:
Mbulimi dhe legjtimimi i shkeljeve të Kelkosit mbi Grykën e Decanit është krim i rënd dhe do të ndëshkohet.
Brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit po bëhet punë intensive për të mbuluar krimet mjedisore që ka shkaktuar kompania austriake Kelkos (Kelag) me leje të qeverisë së Kosovës, në Zallë të Rupës. Ka informacione që Ministria po punon që të lëshoj lejen ujore për HC Lumbardhi 2. Pajisja me leje ujore bie në kundështim me ligjet e shtetit të Kosovë. Tani që e kanë kuptuar se po vjen Qeveria KURTI II, e cila do të jetë e pakompromis ndaj atyre që kanë bërë krime përfshirë edhe ato mjedisore, po nguten të mbulojnë gjurmët e krimit.
Tashmë Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar dy lejet e lëshuara në mënyrë të jashtligjshme në fund të vitit 2020, e qeveria ilegale që i ka mbetur vetëm hija po lëshon tjera leje vetëm për të mbuluar krimin. Pra, këta janë në gjendje të dëmtojnë Lumbardhin e të lënë pa ujë Decanin.
Përkujtim për Ministrinë dhe ministrin, Kelkosin dhe të tjerët se në të gjitha rastet e dëmtimit, abuzimit, tejkalimit të autorizimit do të ndalen ndërtimet e minihidrocentraleve private sepse prioritet të lartë kemi mbrojtjen e pellgjeve lumore dhe shtrirjen e rrjeteve të ujitjes e ujit të pijes. Ata që kanë kryer krime mjedisore kanë përfituar nga to do të përgjigjen para organeve të drejtësisë.