Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen e tij në krye të LDK-së, përcjell Kosova Post.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, ai ka thënë se e ardhmja e Kosovës është brezi i ri.
“Me një besim të fortë se LDK do të kthehet e fortë, unë do të doja të përgëzoja udhëheqësin e ri të sapo zgjedhur të partisë, politikanin e ri e të besueshëm, Lumir Abdixhiku. E ardhmja e Kosovës është brezi i ri!”, ka shkruar ai.