Sot shënohet 13 vjetori i pavarësisë së Kosovës, shtetit më të ri në Evropë shkruan Kosova Post.
Me këtë rast nuk kanë munguar urimet nga liderët shtetërorë si dhe ata ndërkombëtarë, e ndër ta është edhe politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli.
Ai në Facebook uron për prosperitet dhe lumturinë e të gjithë qytetarëve.
“Me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shpreh urimet e mia më të ngrohta për prosperitetin dhe lumturinë e të gjithë qytetarëve tanë!”