Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka reaguar pas pretendimeve se Gjykata e Lubjanës e ka hedh poshtë padinë e tij kundër gazetarit slloven.
Ambasadori reagimin e bëri në rrjetin social Facebook.
Ai tha se Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim.
Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, ka shkruar ai