Ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ato të dyja do mbajnë një takim, e më pas do të ketë edhe konferencë për media.
Von der Leyen në ora 11:00 do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
E para e KE-së është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.