Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës nga 25 gushti ka hyrë në grevë të përgjithshme shkaku i mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave.
Kërkesa kryesore është 100 euro shtesë deri në miratimin e ligjit të ri të pagave.
Por sa janë pagat e mësimdhënësve në Kosovë dhe ato në rajon:
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, paga bazë për mësuesit që japin mësim në shkolla fillore është 421.20 euro, ndërsa në shkollë te mesme kjo pagë është 459.95 euro.
Paga e një mësimdhënësi në Shqipëri është 477.85 euro.
Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në raportin për tregun e punës dhe arsimit tregon se një mësimdhënës paguhet 59,921 lekë, apo 477.85 euro.