Pakistani ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së saj.
Ky shtet për ta uruar Kosovën në përvjetorin e pavarësisë ka përzgjedhur një foto të sheshit Shadërvan të Prizrenit.
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së #Kosovës, i shprehim urimet tona më të përzemërta popullit të saj dhe Qeverisë”, thuhet në një postim në “X”, të ministrisë së Jashtme të këtij vendi.