Ish-kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka ironizuar me Partinë Demokratike të Kosovës duke i quajtur ata si parti “kulleriste”, shkruan Kosova Post.
Lekaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kur PDK-ja kishte nevojë për të qëndruar në pushtet e për të marrë votat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i kërkonin ku ishin e ku nuk ishin.
“E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kur kishit nevojë për të qëndruar në pushtet e për të mar votat e z. Haradinaj dhe z. Limaj i kërkonit ku ishin e ku nuk ishin…!
Ndërsa sot kur keni rrëshqitur nga indentiteti juaj në një parti “kulleriste” sipas jush ata nuk i nevojiten më politikës.
E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK.