Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në seancën e sotme, diskutuan edhe në lidhje me çështjen e zbatimit të ‘Marrëveshjes së Uashingtonit’, shkruan Kosova Post.
Tensionet, replikat dhe akuzat, nuk munguan.
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ia adresoj disa pyetje Qeverisë Kurti, ku ndër të tjera e pyeti edhe se:
“Cili është qëndrimi i qeverisë, në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit, dhe a do të zbatohet ajo?”
Po ashtu, ai pyeti edhe rreth hapave që janë ndërmarr në lidhje me zbatimin e zotimeve që dalin nga kjo marrëveshje.
Megjithatë, Lekajt nuk iu përgjigj askush, meqë kuvendi i ndërpreu punimet, për të shkuar në pauzë.
Punimet e seancës të vazhdojnë pas orës 3 e 30./KosovaPost/