Kryengritësit talibanë hynë të dielën në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, duke shkaktuar një evakuim të dëshpëruar me helikopter të diplomatëve amerikanë.
Në skenat që i bënin jehonë rënies së papritur të Saigon në fund të luftës në Vietnam, një helikopter i Forcave Ajrore të SHBA-së u pa duke u ngritur nga Ambasada Amerikane mëngjesin e së dielës.
Helikopteri u pa në qiellin e qytetit si në vitin 1975 kur një helikopter i marinës amerikane u pa duke evakuuar stafin e ambasadës nga kryeqyteti i Vietnamit të Jugut.
Kjo shënoi fundin e konfliktit në Vietnam, përcjell Klankosova.tv.
Kjo vjen ndërsa SHBA-të rrisin evakuimin e Kabulit me luftëtarët talebanë që vijnë nga “nga të gjitha anët”.
Nuk pati raportime për luftime.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se grupi ishte në bisedime me qeverinë për një dorëzim paqësor të Kabulit.
Hyrja në kryeqytet i vë fund një përparim të shpejt nga militantët islamikë, të cilët u dëbuan 20 vjet më parë nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit.