Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 të vdekur dhe 786 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Kosova Post.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 71.441 dhe numri i të vdekurve në 1.310.
Në orët e fundit janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve gjithsej në 43.384 dhe raste aktive aktualisht janë 26.747.
Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 271 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.
Institucionet shëndetësore në 24 orët e fundit kanë kryer 3.513 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 331.287 testime.
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 347 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 90.471.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 11 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.779.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 76.423, përfshirë 378 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 11.269.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.013 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 441.134.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.450 numrin e të vdekurve nga ky virus.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 379 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 57.696.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.733 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 218.142 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 244 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 50.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.515. (AA)