Pas incidentit në Athinë, ku iu ekspozu një mësymje sulmi nga prifti ortodoks grek- Papa Françesku u ndodh sërish në një situatë të sikletshme, transmeton Kosova Post.
Gjatë largimit të tij pas vizitës në Qipro, teksa ka tentuar të ngjitejë shkallëve të avionit, Papa Françesku është çekuilibruar, duke përfunduar i rrëzuar në tokë.
Fatmirësisht ai nuk u lëndua, pasi u ngrit menjëherë në këmbë me ndihmën e një roje sigurie dhe kur hipi në avion, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar të lamtumirës.
Një skenë e ngjashme, në të cilën Papa Françesku ka humbur ekuilibrin, ka ndodhur edhe shtatorin e vitit të kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.