Është betuar Komisionerja Parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ajo është zgjedhur me mandat 5 vjeçar, teksa kishte fituar garën ndaj kandidatëve të tjerë Fadil Hadërgjonaj dhe Sami Hajrullahu.
Ndryshe, seanca e sotme e Kuvendit filloi me duartrokitje për mësimdhënësit
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me praninë e veteranëve të arsimit për nder të Ditës së Mësuesit.
Deputetët i kanë mirëpritur mësimdhënësit me duatrokitje dhe ngritje në këmbë, shkruan rtk. Në rend dite janë 30 pika, ku ndër më të rëndësishmet janë votimi i ndryshimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial; i Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve; i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe IVF; ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.