Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u shënjestrua me raketa para agimit të së premtes, sipas një këshilltari të qeverisë ukrainase, ndërsa Rusia vazhdonte sulmin e saj ushtarak ndaj vendit.
“Sulmet në Kiev me raketa lundrimi ose balistike vazhduan,” u tha gazetarëve Anton Gerashchenko, këshilltar i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës përmes mesazheve me tekst të premten, ndërsa popullsia e qytetit po përgatitej për më shumë veprime ushtarake ruse, shkruan CNN.
Një ekip i CNN në terren raportoi se kishte dëgjuar dy shpërthime të mëdha në qendër të Kievit dhe një shpërthim të tretë të fuqishëm në distancë. Pamjet tregojnë një bllok apartamentesh në flakë, por shkaku i zjarrit është i paqartë.
Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës ia atribuon një shpërthim mbi Kiev një sistemi ukrainas kundër raketave që rrëzoi një raketë ruse. CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë vlerësimin.l.n.