Drejtori i CIA-s Bill Burns dhe homologu i tij nga inteligjencës ruse (SVR) Sergey Naryshkin u takuan në kryeqytetin turk Ankara si të ftuar të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Turke (MIT).
Një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se kanalet e komunikimit me Rusinë janë të hapura, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e rreziqeve bërthamore dhe rreziqeve për stabilitetin strategjik.
“Si pjesë e kësaj përpjekjeje, Bill Burns është sot në Ankara për t’u takuar me homologun e tij të inteligjencës ruse. Ai nuk po zhvillon negociata të asnjë lloji. Ai nuk po diskuton zgjidhjen e luftës në Ukrainë. Ai po përcjell një mesazh për pasojat e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia dhe rreziqet e përshkallëzimit të stabilitetit strategjik”, tha zyrtari.
“Ne informuam Ukrainën për këtë takim. Ne jemi të vendosur ndaj parimit tonë bazë, pa Ukrainën, asgjë nuk do të ndodhë për çështjen e Ukrainës”, theksoi ai.
Drejtori i Komunikimit i Turqisë, Fahrettin Altun, për Associated Press tha se takimi kishte “lidhur me kërcënimet kundër sigurisë ndërkombëtare, duke filluar me përdorimin e armëve bërthamore”.
“Turqia do të vazhdojë të negociojë me të gjitha palët përkatëse për paqen dhe nuk do të përmbahet nga marrja e iniciativave gjatë këtij procesi”, tha Altun.
Turqia është vlerësuar ndërkombëtarisht për politikën e saj të ekuilibrit ndaj Rusisë në mes të luftës në Ukrainës, duke i mundësuar Ankarasë të ndërmjetësojë arritje të tilla si marrëveshja e korridorit të drithërave të Detit të Zi këtë verë.
Türkiye është përpjekur për arritjen e një armëpushimi në luftë dhe ka shprehur kundërshtimin e fortë ndaj çdo përdorimi të armëve bërthamore, mes aludimeve të dukshme se armë të tilla mund të përdoren.