Një ditë pas seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilën u diskutua bashkëpunimi me Mekanizmin Ndërkombëtar të Hagës, kryeparlamentari serb Ivica Daçiq vlerësoi se nuk do të kishte pasoja për Serbinë.
“Asnjë vendim nuk është marrë, as nuk është e mundur të merret ndonjë vendim sepse shumë vende të tjera janë absolutisht kundër pikëpamjeve të deklaruara,” i tha Daçiq Tanjugut./Klankosova