Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se paqja në Kosovë ka ardhur me hyrjen e trupave të NATO-s dhe largimin e pushtuesit serb më 12 qershor të vitit 1999.
Kurti ceki që Kosova ka patur rezistencë të madhe kundra Serbisë dhe kjo u përmbyllë me ndihmen e NATO-së.
Mirëpo ai nuk la pa përmendur se Serbia duhet të paditet për gjenocidit që shkaktuar dhe të kërkoj falje për krimet që ka kryer para 20 vjet më parë.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar Enver Bytyçi i cili u shpreh se ardhjen e NATO-së, Serbia u largua përfundimisht nga Kosova duke mos i lejuar të afroheshin as edhe 20km kufirit të Kosovës.
Ai shton se dëshira e Serbisë për të qenë prezent dhe të jetë ndikues në Kosovë vazhdon të jetë ende mirëpo e tëra se ku mund të jenë pjesë e Kosovës janë ulëset në Parlament dhe të drejtën e vetos për ndryshimet kushtetuese.
“Po. Është e vërtetë ajo që ka thënë zoti Kurti. Paqja në Kosovë ka ardhur me bombardimet e NATO-s kundër Serbisë dhe hyrjen e trupave të saj në Kosovë. Ajo luftë ka mbaruar me marrëveshjen e kapitullimit të Serbisë dhe me largimin e saj të përhershëm nga Kosova. Madje ushtria e policia serbe me rezolutën 1244 nuk lejoheshin të vendoseshin 20 km dhe 5 km larg kufirit me Kosovën. Për t’u rikthyer të tokat e territorit të vet Beogradi organizoi dhe inskenoi ngjarjet e 17-18 marsit 2004. Megjithatë në Kosovë Serbia kurrë nuk mund të kthehet. As si vend pushtues! Kosovën nuk ka për ta parë me sy më Serbia. Por udhëheqësit e Beogradit duan që të jenë prezent aty. Duan të krijojnë mekanizma dhe instrumente përmes të cilave të zbatojnë dhe implementojnë politikat serbe në këtë vend tashmë të pavarur. Kërkuan ndarjen e Kosovës, pastaj ia arritën që të marrin ulëse në parlament dhe të fitojnë të drejtën e vetos për ndryshimet kushtetuese. Këto dy lëshime ekstra që bëhen me planin Ahtisaari janë të mjaftueshme që Beogradi ta shtrijë influencën e vet në Kosovë. Tani kërkojnë Asosacionin e Komunave Serbe. Të gjitha këto Serbia i bën përmes provokimeve. Ende pa kërkuar ndjesë për krimet dhe genocidin që ajo ka bërë në Kosovë”, u shpreh profesori.
Bytyçi thotë se Kurti dhe Osmani janë në vështirësi për të arritur qëllimet e tyre pasiqë kanë përveç Vuçiçit kanë edhe kryeminsitrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Mirëpo sipas tij ajo se çfarë duhet të bëj Kurti është të mos bëj asnjë lëshim në dialogun me Serbinë dhe të mos lejojnë të shkatërrohen investimet e shtetëve përendimore.
“Ky pozicion provokues i presidentit serb, Vuçiç, është lehtësuar nga ndërmjetësit ndërkombëtarë, nga hajdutët e Kosovës në krye të delegacionit të bisedimeve me Serbinë dhe nga avokati i Aleksandrit të Beogradit, i cili është njëkohësisht kryeministër i Shqipërisë. Pra nga Edi Rama. Prandaj Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë në vështirësi për të arritur deri të e drejta dhe fitorja e saj. Të dy këta janë të vendosur që të mos lëshojnë në dialogun me Serbinë. Të mos pajtohen me lëshime të reja, të cilat e bëjnë Kosovën të ndikuar dhe të varur nga politikat e Beogradit. Ata duhet të argumentojnë se projektet që paraqet Aleksandër Vuçiç në Bruksel e gjetkë nuk kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, as me ndonjë të drejtë të mohuar të serbëve në Kosovë. Por lidhen me synimet e Serbisë për ta zhbërë shtetin e Kosovës ose nëse nuk ia arrijnë kësaj me defunksionalizimin e tij. Kush në Europë dhe SHBA është i interesuar të shkatërrohet investimi i këtyre shteteve për ndërtimin e shtetësisë në Kosovë?! Askush. Prandaj dhe Kurti dhe Osmani do ta kenë përkrahjen e Perendimit”, tha Bytyçi.