Rritja e interesit tek kreditë e qytetarëve të Kosovës duket se do të ndodhë shumë shpejt. Një parashikim për këtë e ka dhënë edhe Banka Qendrore e Kosovës, duke e mbështetur raportin e Banka Qendrore Evropiane, që e bërë një paralajmërim të tillë ditë më parë.
Qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të ballafaqohen me norma të reja të interesit për kreditë që kanë në banka dhe që do t’i marrin.
Norma e interesit për kredi pritet të pësoj rritje.
Një parashikim për këtë e ka dhënë edhe Banka Qendrore e Kosovës, duke e mbështetur raportin e Banka Qendrore Evropiane, që e bërë një paralajmërim të tillë ditë më parë.
“…kostot e mbajtjes së likuiditetit do të sfidohen me rritjen e normave të interesit në nivel global të cilat transmetohen direkt përmes financimit nga bankat amë. Politikat monetare të disa bankave qendrore veçse janë kundërpërgjigjur rritjes së inflacionit përmes rritjes së normave bazë të interesit. BQE ka hezituar të ndërhyjë dhe ndryshoj politikën monetare në gjysmën e parë të vitit 2022, kryesisht si pasojë e ndikimit që pritet të ketë rritja e kostos së financimit në disa nga ekonomitë e BE-së (recesionit potencial) dhe dobësimit të mëtejmë të euros”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar” të BQK-së.
Banka Qendrore tutje në këtë raport ka thënë se kriza pandemike rriti fillimisht pasigurinë e akterëve në sistemin financiar për presion të mundshëm në menaxhimin e likuiditetit. Mirëpo, sipas BQK-së rritja e preferencave për kursime kundrejt shpenzimeve, por edhe e mundësive të reduktuara dhe pasigurive për të shpenzuar në kohë të krizës, ndikoi që bilanci i financimit të bankave të jetë në favor të pozitës së likuiditetit, pozitë që u trashëgua edhe në vitin 2021.