Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se së shpejti heshtja do të marrë fund.
Këtë paralajmërim Gashi e lidhi me zhvillimet politike në vend, e sidomos me Lëvizjen Vetëvendosje, që në qeverisjen e kaluar patën lidhur koalicion qeverisës.
Gashi tha se në këtë fushatë zgjedhore shumë gjëra do të dalin në shesh, e mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra Qeveria Kurti.
Postimi i plotë:
Shumë gjana kan me dal në shesh gjatë kësaj fushate; mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria (Kurti), qeveri që rrezikoi ekzistencën e Kosovës duke e futur në konflikt me administratën më atipike të SHBA-ve!
Se shpejti, heshtja merr fund!