Parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët në vazhdim do të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona.

Bëhet e ditur se vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore.

“Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar (ditën e premte). Të shtunën mot më stabil. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika