Parlamenti ukrainas votoi të martën për miratimin e dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes Oleksii Reznikov, pasi presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi vendimin e tij për ta zëvendësuar atë.
Dhe ndërsa Reznikov u largua nga salla, ai mori një ovacion nga të pranishmit të cilët u ngritën në këmbë.
Ligjvënësi ukrainas Yaroslav Zheleznyak tha në Telegram se dorëheqja e Reznikov u miratua me 327 vota pro, shkruajnë mediat e huaja, përcjell
Zheleznyak theksoi gjithashtu se u miratua shkarkimi i Rustem Umerov, kreut të Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës, dhe se parlamenti po pret një propozim nga Zelensky për ta emëruar atë si ministrin e ri të mbrojtjes.
“Ishte një nder t’i shërbeja popullit ukrainas dhe të punoja për Ushtrinë e Ukrainës për 22 muajt e fundit, periudha më e vështirë e historisë moderne të Ukrainës”, shtoi ai.
Zelenskyy njoftoi të dielën se ai informoi parlamentin për vendimin e tij për të shkarkuar Reznikov, duke nënvizuar nevojën për “qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në përgjithësi”.