Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me aksionin e sotëm policor dhe arrestimet që ndodhën po në këtë ministri, shkruan Kosova Post.
Mustafa tha se ndryshimet në AZHB kanë ardhur qysh prej fillimit të mandatit të tij.
Ai tutje theksoi se nga kjo ka shkarkuar pikërisht ish-kryeshefin për shkak të ngritjes së aktakuzës ndaj tij.
“Në këtë drejtim në fillim të mandatit pas konfirmimit të aktakuzës nga prokurori i shteti e kam shkakuar sekretarin dhe kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Nuk dua të përfitoj politikisht nga zhvillimet në AZHB“, ka thënë ai.
“Aksioni si ky i sotëm duhet të përjetohen si ditë të mira, sepse drejtësia po shkon në vend” tha Mustafa.
Mustafa shtoi se siç është deklaruar sot nga prokuroria hetimet janë në vazhdim.
“Çdo gjë e kemi adresuar të institucionet e drejtëisë, ftoj organet e drejtëisë këtë cështje ta çojnë deri në fund. Mbetemi të gatshëm të bashkëpunojnë”, shtoi ai ndër të tjera.