“Djajtë e Kuq” kanë një 11-tëshe të frikshme këtë sezon, pas përforcimeve të fundit gjatë këtij afati kalimtar, shkruan Kosova Post.
Legjenda e Manchester United-it Ole Gunnar Solskjaer, ka në dispozicion një formacion fantastik dhe të frikshëm.
I fundit që iu bashkua ekipit, ishte portugezi Cristiano Ronaldo. Përveç tij, United në sulm e ka blerë Sanchon, derisa në mbrojtje e ka blerë Raphael Varanen nga Real Madridi.
Sipas Sky Sports, kjo do të jetë skema e mundshme e Solsjaer:
Me Ronaldon, Man UTD, nuk do ta synojë vetëm trofeun e Premier Ligës, por edhe të Ligës së Kampionëve./KosovaPost/