Pas BREX-it, marrëveshje e veçantë në mes Britanisë së Madhe dhe BE-së

Pas BREX-it, marrëveshje e veçantë në mes Britanisë së Madhe dhe BE-së

Një marrëveshje e veçantë mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, ashtu si kërkon qeveria britanike është e mundur pas Brexit, deklaroi Emmanuel Macron në një intervistë për BBC.

I pyetur se a do të ketë zgjidhje të përshtatshme për Britaninë e Madhe? “Sigurisht” përgjigjet presidenti francez.

“Por, kjo rrugë e veçantë duhet të jetë në përputhje me ruajtjen e tregut unik dhe interesave tona të përbashkëta”, shtoi ai.

“Dhe ju duhet të kuptoni që nuk mund të keni një akses të plotë në tregun unik, nëse nuk jeni pjesë e Bashkimit Evropian”, nënvizoi Macron.

“Aksesi i plotë i shërbimeve financiare në tregun unik, nuk është i realizueshëm”, theksoi presidenti francez.

“Nuk do të jetë e mundur të zgjidhësh atë që dëshiron në tregun unik, sepse kjo nënkupton shkatërrim të tij”, shtoi ai.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian miratuan në muajin dhjetor hapjen e një faze të re të negociatave të tyre, duke përfshirë dhe marrëdhëniet e tyre të ardhshme tregtare.

Në muajin janar do të fillojnë negociatat për një periudhë tranzicioni për rreth dy vjet kërkuar nga Londra. Gjatë kësaj faze, Britania e Madhe do të vazhdojë aplikimin e rregullave evropiane, pa marrë pjesë në vendimet brenda BE-së. /kp/.

You may also like

Haliti: Asnjë oficer ushtarak s’ka hyrë në Kosovë si Forcë e Armatosur e Republikës së Kosovës

Xhavit Haliti, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të