Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka dalur me një lutje për qytetarët pas tragjedisë së mbrëmshme në Gllogjan.
Ramosaj përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione rreth këtij krimi, të bashkëpunojë me institucionet relevante.
“Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante”, ka shkruar Ramosaj.
Ndryshe, policia ende nuk ka arritur që ta identifikojë të dyshuarin e mundshëm të këtij rasti.
Në raportin 24-orësh, policia ka thënë se rasti dyshohet të ketë ndodhur me Kallashnikov rreth orës 18:58.
Motivet e rastit nuk dihen ende.