Edi Rama kryeministër i Republikës së Shqipërisë ka reaguar me një shkrim në Tëitter, në lidhje me raportimet e sotme nga mediat për hartën që u shfaq Kosova si pjesë e Serbisë.
Në një prezantim të organizuar nga Ministria e Turizmit të Shqipërisë, në prapavijë u shfaq një hartë në të cilën Kosova ishte pjesë e Serbisë.
Edi Rama ka thënë se prezantimi është bërë nga një kompani spanjolle, dhe se Spanja e ka ashtu hartën e Ballkanit.
“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”, ka shkruar Rama.


























