Vjosa Osmani është presidentja e re e Kosovës, ku e cila mori urime të shumta edhe nga ndërkombëtarët, si një politikane tashmë me përvojë të madhe në skenën politike të vendit.
Presidentja Osmani, studimet Master dhe studimet e Doktoraturës i ka të mbaruara në Universitetin e Pittsburghut në Pensilvani, SHBA.
Pikërisht universiteti i Pittsburghut, i është gëzuar lajmit që Vjosa Osmani është presidente e Kosovës.
Ata në faqen zyrtare të tyre në Facebook, kanë treguar për Osmanin, teksa kanë shpërndarë një lajm të Reuters në lidhje me të.
“Është zyrtare! Avokatja Vjosa Osmani (LLM ’05, SJD’ 15) është zgjedhur Presidente e Kosovës. Vjosa mori pushtetin si u.d presidente e Kosovës nëntorin e kaluar”, thuhet në shkrimin e tyre.