Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiti me mbështetjen e 42 deputetëve ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për nesër.
Tahiri ka njoftuar se në emër të 42 deputetëve, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë të Jashtëzakonshme për ditën e nesërme nga ora 12:00, siç e ka quajtur ai urgjencë që përfshinë sigurinë dhe kredibilitetin e Republikës së Kosovës.
Ndryshe sot deputetët e opozitës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit pasi nuk u aprovua kërkesa e tyre për të debatuar rreth përgjimit në të cilën është përfshirë Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq. 50 vota ishin kundër dhe 34 pro votuan që ky debat të futej në rend dite.