Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin, me ç’rast ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur t’i vizitojë komunat e prekura nga vërshimet e ditëve të fundit.
Të dashur qytetarë, më lejoni që të shpreh keqardhjen time që për shkak të vizitës zyrtare në Berlin, nuk jam afër qytetarëve në Komunën e Mitrovicës, Skenderajt, Klinës, Istogut e çdo zone të prekur nga vërshimet e orëve të fundit”.
“Pavarësisht kësaj, Kryeministri dhe kolegët e mi Ministra, bënë një punë të palodhshme në teren, duke qëndruar pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe duke aktivizuar të gjithë mekanizmat qeveritar dhe të institucioneve vartëse, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Peci ka thënë që ndien lehtësim që situata po shkon drejt normalizimit, ku përmendi po ashtu mekanizmin koordinues ndërinstitucional për reagim të shpejtë dhe menaxhim të situatave dhe rasteve të tilla.