Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit “KIPRED”, ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit ka ironizuar me NATO-n dhe QUINT-in, ku ka thënë se duhet të presim reagimin e tyre, përcjell KosovaPost.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është skeptik për rezultatet e takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel më 18 gusht.
Ai madje ka thënë se “mesazhi im për Quint-in, para së gjithash – shkojmë me mirëbesim, duam të diskutojmë për gjithçka”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Peci, duke thënë se “para shkuarjes në Bruksel për takimin e ardhshëm me Kurtin, në konferencën e sotme për shtyp, Vuçiqi paska zgjedhur me terma dramatik të ironizojë me NATO-n dhe Kuintin që me forcë mund të bëjnë çfarë të duan në këtë pjesë të botës (por jo edhe gjithkund), se Serbia nuk mund të detyrohet ta pranojë vetëshkatërrimin, si dhe të akuzojë Kosovën që planifikon vrasjen e serbëve në veri të vendit, gjë të cilën e bëjnë vetëm shtete kriminale. Presim të shohim edhe reagimin e Kuintit dhe NATO-s, pas këtyre deklaratave të Vuçiqit”, shkruan Peci në Facebook.
Takimi Kurti-Vuçiq i 18 gushtit do të jetë takimi i parë mes dy liderëve pas më shumë se një viti. Për herë të fundit në Bruksel ata u takuan në korrik të vitit 2021.
Postimi i plotë:
Para shkuarjes ne Bruksel per takimin e ardhshem me Kurtin, ne konferencen e sotme per shtyp, Vucici paska zgjedhur me terma dramatik te ironizoj me NATO’n dhe Kuintin qe me force mund te bejne cfare te duan ne kete pjese te botes (por jo edhe gjithkund), se Serbia nuk mund te detyrohet ta pranoj veteshkaterrimin, si dhe te akuzoj Kosoven qe planifikon vrasjen e serbeve ne veri te vendit, gje te cilen e bejne vetem shteter kriminale.
Presim te shohim edhe reagimin e Kuintit dhe NATO-s, pas ketyre deklaratave te Vucicit.