Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas deklaratën e presidentit të Serbisë, se “Britania e Madhe po pajis Kosovën me raketa anti-tanke”, për të cilën tha se janë vazhdimësi e sulmeve dhe dezinformata të koordinuara mes Serbisë dhe Rusisë.
Sipas tij, kjo nuk është ngjarje e rastit dhe se siç thotë ai, Britania e Madhe është vënë në “hot spot” të sulmeve serbo-ruse.
“Britania e Madhe është vënë në “hot spot” të sulmeve dhe deziformatave të koordinuara në mes të Serbisë dhe Rusisë, dhe kjo nuk është ngjarje e rastit. Ka më se tetë muaj që këto sulme në Kosovë ishin të përqendruara në veçanti në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë – Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Michael Davenport, dhe në inteligjencën britanike, për komplotim kundër komunitetit serb në Kosovë, përmes përkrahjes së intervenimit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, që ishte pjesë e operacionit kundër krimit të organizuar që ndodhi në tërë Kosovën, më 13 tetor 2021, si dhe për ‘përkrahjen’ e vendimit të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës për të mos e lejuar mbajtjen në territorin e Kosovës të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Serbi’, ka shkruar ai në Facebook.
Sulmet ndaj Britanisë së Madhe për armatim të Kosovës, sipas Pecit janë vazhdimësi e propagandës serbe dhe ruse.
“Kësaj pune i thonë, mos e vet se të kallëzon vet”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Britania e Madhe eshte vene ne “hot spot” te sulmeve dhe deziformatave te koordinuara ne mes te Serbise dhe Rusise, dhe kjo nuk eshte ngjarje e rastit.
Ka me se tete muaj qe keto sulme ne Kosovë ishin të përqendruara në veçanti në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në Kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë – Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Michael Davenport, dhe në inteligjencën britanike, për komplotim kundër komunitetit serb në Kosovë, përmes përkrahjes së intervenimit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, që ishte pjesë e operacionit kundër krimit të organizuar që ndodhi në tërë Kosovën, më 13 tetor 2021, si dhe për “përkrahjen” e vendimit të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës për të mos e lejuar mbajtjen në territorin e Kosovës të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Serbi.
Tani keto sulme jane duke vazhduar me akuzimin e Britanise se Madhe per armatim te Kosoves. Kesaj pune i thojne, mos e vet se te kallxon vet.
Ne kete situate do te ishte gabim i rende i perendimit nese Vucicit i jipet roli i “njeriut te paqes” ashtu si ju dha edhe Millosheviqit pas Marreveshjes se Daytonit, duke ia lene te hapur hapesiren e manovrimit ne raport me Brukselin e Washingtonin ne kurriz te fqinjeve te Serbise.
Gabimet e tilla mund ta kthejne shume lehte rajonin ne vitet e 1990-ta, dhe keto nuk duhet te lejohen. Puna e perbashket e Kosoves me Malin e Zi dhe Kroacine, ne kete situate e cila shikohet me thjerreza te tjera nga Tirana zyrtare, duhet te jete prioritet i Qeverise se Kosoves ne zbrapsjen e Vucicit dhe kendelljen e perendimit per pritjet qe i kane nga “njeriu i paqes”.