Pedri ka fituar çmimin “Golden Boy 2021”, çmim që ndahet nga gazeta italiane, Tuttosport.
Mesfushori i Barcelonës ka shkëlqyer për klubin dhe vendin e tij gjatë vitit të kaluar. Deri në maj, ai kishte bërë 50 paraqitje në ekipin e parë për Barcelonën, një shifër që tani është 56.
Ai gjithashtu ka luajtur 10 herë për Spanjën dhe ishte pjesë e skuadrës së Luis Enrique për Euro 2020.
18 vjeçari gjithashtu përfaqësoi kombin e tij në Lojërat Olimpike , duke arritur në finale ku Spanja humbi nga Brazili, raporton Athletic.
“Falënderoj Tuttosport për këtë trofe, i cili më bën krenar. Gjithashtu falënderoj të gjithë anëtarët e jurisë dhe fansat që më kanë mbështetur gjithmonë në këtë 2021 thjesht të pabesueshëm për mua”, shkroi Pedri.
Pedri është lojtari i parë i Barcelonës që fiton këtë çmim që kur Lionel Messi e fitoi në moshën adoleshente.