Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka bërë një udhëtim të paparalajmëruar në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Pelosi është zyrtarja më i lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky që nga shpërthimi i luftës, transmeton Demokracia.com.
Zelensky ndau një video të dielën ku ai takohet me Pelosin në Kiev dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen e fortë kundër agresionit rus.
Më pas delegacioni do të shkojë në Poloni, tha zyra e Pelosit, ku politikanët amerikanë do të takohen me presidentin Andrzej Duda dhe zyrtarë të tjerë të lartë.