“Talebanët nuk kanë hyrë në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit dhe nuk kanë siguruar kontrollin e dyerve. Ky lajm nuk është i vërtetë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, transmeton Kosova Post.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka përgënjeshtruar pretendimet se talebanët kanë hyrë dhe kanë siguruar kontrollin në aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, shkruan AA.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby foli në lidhje me pretendimet e një grupi gazetarësh se talebanët kanë hyrë në aeroportin e Kabulit dhe se kanë siguruar kontroll në hyrjet e tij.
“Talebanët nuk kanë hyrë në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit dhe nuk kanë siguruar kontrollin e dyerve. Ky lajm nuk është i vërtetë”, tha Kirby.