Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka ateruar në Batuni, një ditë para ndeshjes me Gjeorgjinë, shkruan Kosova Post.
Lajmi i keq është se me ekipin, nuk ka udhëtuar Milot Rashica, i cili nuk u lejua nga klubi Norwich City, shkaku i asaj se Gjeorgjia është e vendosur në “listën e zezë” të Britanisë së Madhe, për sa i përket pandemisë. Megjithatë, ai do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e tjera në Prishtinë, kundër Greqisë dhe Spanjës.
Kosova pas përballjes me Gjeorgjinë më 2 shtator, ndeshje të cilën e zhvillon në terrenin mysafir, me Greqinë dhe Spanjën pritet të ndeshet në Prishtinë me 5, përkatësisht 8 shtator./KosovaPost/