Ka përfunduar pa marrëveshje takimi në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.
Gazeta serbe “H1” raporton se marrëveshja përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhjen e situatës së krijuar në Veri të Kosovës nuk është arritur të mërkurën mbrëma. Bisedimet do të vazhdojnë.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se gjatë takimit në Bruksel, kanë hartuar një draft final me të cilin sipas tij, pala kosovare është dakorduar, por jo edhe ajo serbe.
Ndërsa, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godrey, ka thënë se është koha që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë.