Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Kosovë. Uji ka hyrë nëpër shtëpitë e qytetarëve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Prishjes së rrjetit të kanalizimit, uji ka depërtuar edhe në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezsit nga Gjakova, e cila në luftën e Kosovës ka të vrarë bashkëshortin dhe katër djemtë.
Qerkezi ka deklaruar për mediat lokale se reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në podrumin e shtëpisë, ku po i ruante mjetet e punës së djemve të saj.
Ajo ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndihmë nga askush.
“Nuk kam pasur ndihmë, para dy ditëve e kam marrë një punëtore qe vetë e paguaj. Kisha kërku ndihmë që kur të largohet uji me ardhë dikush me e pastru këtë vend, me i shiku këto çka janë dëmtu, duhet me i gjuajt po s’kemi çka me bë tash”, ka thënë Qerkezi.
Si pasojë, shumë shtëpi, banesa e rrugë janë mbushur me ujë.