Në provincën Lindore Indonezi Nusa Tenggara, 44 njerëz vdiqën dhe 9 persona u plagosën për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e mëdha, transmeton Kosova Post.
Raditya Jati, zëdhënësi i Qendrës Kombëtare Indoneziane për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha në një deklaratë se reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në ora 11:00 me kohën lokale në lindje të qytetit të provincës Flores .
Jati deklaroi se deri më tani kanë arritur trupat e pajetë të 44 personave dhe janë trajtuar 9 persona të plagosur.
Ndërsa shtëpitë e qindra njerëzve u dëmtuan pas përmbytjes, përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë.
Autoritetet paralajmëruan për shi të madh në provincat e Aceh, Sumatra dhe Java Qendrore, si dhe në rajone të tilla si kryeqyteti Xhakarta dhe Yogyakarta .