“SHBA-ja po ndjek nga afër situatën në Bolivi dhe bën thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje”, tha një zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.
SHBA-ja bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje lidhur me “përpjekjen për grusht shteti” në Bolivi.
Një zyrtar nga Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se po ndjekin nga afër zhvillimet në Bolivi.
Duke ruajtur anonimitetin, zyrtari tha se “ShBA-ja po ndjek nga afër situatën në Bolivi dhe bën thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje”.
Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, ka deklaruar se disa njësi ushtarake janë mobilizuar në mënyrë të parregullt në vend dhe kërkoi nga ushtria që të respektojë demokracinë.