Ka arritur në 63 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave të shpejt në Pakistanin jugor që ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme.
Zyrtarët të martën lëshuan dy lista të viktimave që përfshijnë 12 persona të cilët janë ende të paidentifikuar, njoftoi agjencia e lajmeve AFP, teksa raportohet se numri i viktimave mund të rritet më tej, shkruan Aljazeera.
Të vdekurit varionin nga një foshnjë muajshe tek një grua që ishte 81 vjeç.
Të dy trenat po mbanin më shumë se 1.000 pasagjerë teksa arsyeja për devijim që shkaktoi përplasjen nuk është ende e qartë.