Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me debate të ashpra. Në kohën e pyetjeve jashtë rendit të ditës, deputetët opozitarë i shtruan disa pyetje ndaj ministrave, për të nxitur debate të ashpra deri në akuza e fyerje, shkruan Kosova Post.
Abelard Tahiri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cilësoi “turp për Kosovën” dhe “përfaqësuese” të Serbisë Ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla, për shkak të disa deklaratave të saj të mëhershme.
Ministrja Gërvalla zgjodhi foltoren e parlamentit, për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të tarevearëve, duke iu thënë këtyre të fundit se:
“Korrupsioni është shpikje e juaja!” dhe se “Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli!”
Po ashtu, deputetët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të pakënaqur edhe me mënyrën e ndarjes së kohës për pyetje parlamentare, lëshuan sallën.
Pas atyre të LDK-së, sallën e lëshuan edhe deputetët e PDK-së.
Drejtuesja e seancës, Saranda Bogujevci, tha se seanca ndërpritet për 15 minuta, për të rifilluar më vonë. Opozitarët ndërkaq, kërkuan mbledhje urgjente të kryesisë së kuvendit./KosovaPost/