Sulmues të armatosur me motoçikletë vranë kryebashkiakun e njërit dhe plagosën kryetarin e një qyteti tjetër të Filipineve, njoftoi sot policia, transmeton Kosova Post.
Në deklaratë thuhet se të paktën dy persona të armatosur vranë kryebashkiakun e Al-Barka, Darusalam Lajid dhe plagosën kryetarin e bashkisë së Akbar, Aliha Sali, raporton agjencia AP.
Gjithashtu nga sulmuesit është vrarë njëri nga shoferët dhe një nga truprojat e tyre.