Rasti ka ndodhur në Lebanë të Prishtinës, transmeton Kosova Post.
Një grua, e cila ishte viktimë e këtij akti, ka raportuar se çantën e saj të krahut ia kanë vjedhur nga vetura.
“Fsh. Lebanë, Prishtinë, 17.11.2021 – 14:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur, nga vetura i kanë vjedhur çantën e krahut, në të cilën kishte dokumente personale, një shumë parash dhe një unazë nga ari. Pas një kohe, një persona kishte gjetur dokumentet dhe i kishte kthyer ankueses” – thotë raporti i policisë.
Kjo e fundit bënë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet./KosovaPost/