Të paktën pesë persona kanë vdekur pas sulmeve me raketa ruse në qytetin ukrainas Odesa, ka thënë kreu i zyrës së presidentit Zelensky.
Një fëmijë tre muajsh ishte në mesin e të vdekurve, shkroi Andriy Yermak në Telegram.
18 të tjerë u plagosën, shtoi ai, përcjell kk.
“Asgjë nuk është e shenjtë. E keqja do të dënohet”, shkroi Yermak për sulmin rus.