Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur arrogancë të institucioneve të Kosovës, vendimin për të mos e lejuar hyrjen e Ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq.
“Lidhur me qëndrimin e tij në Kosovë u njoftua zyrtarisht në përputhje me të gjitha marrëveshjet dhe procedurat, por përkundër sa, Prishtina në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare vendosi të mos e lejojë vizitën”.
“Njoftimi na ka ardh mbrëmë vonë”, është shprehur Petkoviq, raporton Kosovo-online.
“Refuzimi i fundit tregon të gjithë arrogancën e autoriteteve të Prishtinës, të cilat hedhin poshtë çdo lloj bashkëpunimi, dialog dhe marrëveshje, por edhe paaftësinë e Bashkimit Evropian për të garantuar respektimin e marrëveshjeve”.kk