Sipas matjeve të opinionit publik të realizuara nga PIPOS, nga mesatarja e partive për 6 mujorin e parë të vitit 2022 del që Lëvizja Vetëvendosje të jetë partia e parë më 38%.
E dyta, sipas këtyre matjeve është Lidhja Demokratike e Kosovës me 26%, e cila pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 22%.
Ndërsa, e treta është partia e Haradinajt, AAK-ja me 10%, teksa pas saj vijnë NISMA me 2.05%, Lista Guxo me 1.25% dhe AKR me 0.7%.
Këto janë rezultatet mesatare nga muaji në muaji dhe jo rezultatet në përgjigjen e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel.
Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1050 respondentë dhe është prezantuar ekskluzivisht në Klan Kosova.