Sot është plagosur një grua me armë zjarri në Bresje- Fushë Kosovë. E plagosura është dërguar për tretman mjekësor.
Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për RTKlive se lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.