Kandidati për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Kapiti, betohet se gjatë mandatit të tij si deputet do të kërkojë miratimin e ligjit për votimin e mërgatës në konsullatat e Kosovës, shkruan Kosova Post.
Tutje ka shkruar Kapiti në Facebok, se si deputet i ardhshëm do të inicojë në Kuvend hetim për padrejtësitë në këtë proces zgjedhor.
‘Plot 29.445 aplikime të mërgimtarëve u refuzuan këtë herë. Një ditë u shty publikimi i fletëvotimit por jo dhe afati i pranimit. Nga 151.000 e-maile vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit nga jashtë këtë herë’, ka shkruar Kapiti në Facebook.
Sipas tij, këto zgjedhje do të jenë të fundit kur mërgimtarëve iu mohohet e drejta e votimit.
Postimi i plotë i tij:
Betohem se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë.
Padrejtësinë masive të shkaktuar në këtë proces zgjedhor do ta hetojmë si Kuvend dhe do ta ndalim së ndodhuri përgjithnjë.
Plot 29.445 aplikime të mërgimtarëve u refuzuan këtë herë. Një ditë u shty publikimi i fletëvotimit por jo dhe afati i pranimit. Nga 151.000 e-maile vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit nga jashtë këtë herë.
Kjo do të jetë e hera e fundit kur më të dashurve tanë, të afërmve që jetojnë e punojnë jashtë vendit i mohohet e drejta e votës.
Të dashur bashkëatdhetarë, ju falenderoj me zemër!
Ju i prini ndryshimit në Kosovë!