Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.
Konsumimi i tepërt i alkoolit e ka futur në telashe me vëllain e tij një person në Rahovec.
Sinjali mëson se një 46-vjeçar e ka denoncuar në Polici vëllain e tij, duke u ankuar se ky i fundit në gjendje të dehur po bën zhurmë duke hedhur mjete piroteknike (petardë).
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë nisur për në shtëpinë e të dyshuarit ku më pas filloi e gjithë hallakama e madhe.
53-vjeçari dyshohet se në shenjë revolte ka ofenduar dhe ka sulmuar vëllain e tij në prezencë të zyrtarëve policorë.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe po ashtu i është nënshtruar edhe testit të alkoolit ku ka rezultuar në gjendje të dehur.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 53-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’./Sinjali/