Sot janë arrestuar dy prindër në Podujevë pasi që dyshohet se kanë lënë pa përkujdesje dy fëmijët e tyre, vajzë e djalë, njëri 9 e tjetri 12 vjeç.
Policia e Kosovës ka thënë se ata dyshohen të kenë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë.
Me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore,
Ndërsa të dyshuarit (prindërit), janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.